Një ngjarje e pazakontë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Buenos Aires të Argjentinës.

Nga ajo që shihet prej kamerave të sigurisë, një burrë që qëndronte në këmbë, duke pritur trenin, duket se humb ekuilibrin dhe bie.Gjatë rënies, ai shtyn me kokë një grua e cila fluturon jashtë platformës dhe bie mbi shina.

Nga përplasja, gruaja gjithashtu humb ndjenjat pikërisht kur treni është vetëm pak sekonda larg.Udhëtarët e tjerë nuk kanë kohë ta shpëtojnë, ndaj i bëjnë me dorë mashinistit që të ulë shpejtësinë.

Për fat, treni arrin të ndalojë vetëm pak metra larg gruas, të cilën e ndihmojnë për ta nxjerrë që aty.