Faqja “Brryli Broadway” ka akuzuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj se përdor një çantë të një marke japoneze, e cila sipas tyre kushton 800 dollarë.

Por, njëkohësisht edhe faqja tjetër e njohur për meme “DNSH” ka bërë një postim të ngjashëm për çantën e Veliajt, duke nxjerrë një foto ku në fakt çmimi i saj shkon 134 euro.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se në fakt çanta nuk kushton më shumë se 130 euro. Që do të thotë se DNSH ka zbuluar të vërtetën e çmimit të një çante që mund të blihet lehtësisht online.