Kryeministri Britanik Boris Johnson ka marrë një tjetër goditje nga parlamenti britanik.

Propozimi i tij për zgjedhje të reja të cilat u votuan pas mesnatës nuk u mbështet nga shumica e deputetëve.

Boris Johnson mori 293 vota pro si dhe 46 kundër dukë bërë që mundur qe Johnson të mos kishte shumicën me vete. Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Brexit ka futur në një krizë politike Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson tha përsëri para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së kanë theksuar se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.