Meghan, dukesha e Sussex-it, dhe bashkëshortja e princit Harry, telefonoi një deputete britanike në falënderim për organizimin e një letre të hapur në mbështetje të qëndrimit të Meghan-it kundër kritikave të medieve, deklaroi deputetja për transmetuesin, ITV.

Më shumë se 70 anëtare të parlamentit nënshkruan letrën e hapur, organizuar nga deputetja Holly Lynch, në solidaritet ndaj Meghan-it.

“Ne solidarizohemi me të për të thënë se nuk duhet të rrëzojmë gratë në jetën publike përmes shtypit”, Lynch.