Brisela Kadia nga Partia Socialiste është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të Shkodrës me 47 vota pro. Gjatë numërimit, në kuti u gjetën edhe tre vota të pavlefshme.

Kadia tha se do të jetë e paanshme në zbatimin e detyrës së besuar nga këshilltarët. Në procesin e konstituimit ishin të pranishëm deputetët Luan Harusha, Senida Mesi dhe Tom Doshi.

Ndërkohë që PD proteston jashtë ambienteve të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.