Pas Berlinit, turi i Kryeministrit britanik Boris Johnson vazhdoi në Paris, ku ai u takua me Kryeministrin Macron. Përtej buzëqeshjeve dhe rrahjes së shpatullave, të dy liderët, ndërsa përdorën gjuhën më të mistershme të mundshme, mbetën të ngulitur në pozicionet e tyre.

“Dua të jem shumë i qartë – tha Macron – ne nuk do ta rishikojmë marrëveshjen e arritur për Brexit. Çdo korrigjim duhet të jetë brenda kufijve të caktuar nga marrëveshja e nënshkruar nga Michel Barnier dhe të respektojë dy objektivat kryesore, stabilitetin në Irlandë dhe integritetin e tregut europian. Kemi 30 ditë për ta bërë. Pa marrëveshje çështja do të ndërlikohej e duke qënë një problem politik i brendshëm për Mbretërinë e Bashkuar, i përket kryeministrit britanik ta zgjidh dhe jo ne”.

Jonhson, nga ana e tij, tha se “qeveria britanike në asnjë rrethanë nuk do të krijojë ose të zbatojë kontrolle në kufirin irlandez. Ne e kuptojmë dëshirën e Bashkimit Evropian për të mbrojtur integritetin e tregut europian por jemi të bindur se ka shumë mënyra për të realizuar Brexit”.

Për momentin, Londra nuk ka hedhur ende në tryezë propozime alternative. Johnson mendon ta bëjë në Biarritz, ku samiti i G7 është planifikuar për fundjavën.