Ish kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg e ka përshkruar BREXIT si gjënë “më budallaqe që ndonjë vend ka bërë ndonjëherë”.

Biznesmeni amerikan, në një konferencë për teknologjinë që u mbajt në Boston, tha se do të mendohej dy herë para se të ndërtonte zyrat qendrore për Europën në Londër nëse do ta dinte se Britania e Madhe po linte Bashkimin Europian.