Ditën e djeshme tre femra janë arrestuar dhe një burrë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Ata dyshohet se ambientet e qendrave të masazhit që administronin, i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.

Ndërkohë, nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, vihet re se shtatë punonjëset që po procedohen në gjendje të lirë, e drejtonin aktivitetin nga rrjetet sociale.

Herë pas herë ato publikonin fotografi në llogarinë zyrtare të qendrës, duke joshur klientët meshkuj.

“Lefteria” publikonte edhe foto “të nxehta” të vajzave që supozohej se punonin aty si masazhatore, por që dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me klientët, kundrejt shumave të caktuara.