Tashmë të gjithë kanë një mundësi të kenë në zotërim limuzina si të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Prodhimi masiv i limuzinës Aurus, e dizajnuar posaçërisht për eskortën presidenciale, do të nisë në lindje të rajonit të Tataristanit. Automjetet e para pritet të hidhen në qarkullim në vitin 2020.

Sipas ministrit të Tregtisë, Denis Manturov, projekti do të vihet në zbatim nga “Sollers” në zonën ekonomike të Alabugas, në Republikën e Tataristanit. Ministri tha se kompania do të prodhojë 5000 mjete në vit.