Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu po merr pjesë në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane.

Në takimin e grupimit të partive të djathta Bregu është ftuar me cilësinë e drejtueses së RCC por edhe si anëtare e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se prej 2017 Majlinda Bregu është lënë jashtë forumeve drejtuese të PD, PPE e kanë ftuar si anëtare të Partisë Demokratike.

Ne PPE, Bregu u takua me Presidenten e zgjedhur te Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Bregu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë Andreji Plenkovic.