Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona që në muajin janar. Kështu raportojnë së fundmi mediat në Spanjë, të cilat shtojnë se kroati pritet të kalojë në kampionatin italian.

Mesfushori duket i lodhur nga qëndrimi në stol, teksa këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje si titullar në La Liga. Largimi i tij në janar shihet si diçka e sigurt, teksa mund të rihapen bisedimet për një kalim te Juventusi apo Interi.

Merkaton që lamë pas, Rakitic ishte përfolur për një kalim tek Interi fillimisht, por asgjë nuk u konkretizua. Më pas, kroati u kërkua dhe nga Juventus, por Barcelona refuzoi. Kontrata e 31-vjeçari skadon në vitin 2021.