Duke ironizuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, zv.kryeministri Erion Braçe tha se ai duhet t’i drejtohet se Prokurorisë për të bërë një denoncim pasi nuk do arrestohet për pastrim parash.

“Lulzim Bashës dhe çdo qytetari që ka dyshime mbi veprimet e çdo organi t’i drejtohen prokurorisë me një akuzë konkrete. Lulzim Basha të mos ketë frikë. Nëse shkon në prokurori për të denoncuar nuk të arrestojnë për pastrim parash. Zyrat e prokurorisë janë të hapura”, tha Braçe.