Zv. kryeministri Eron Braçe deklaroi se gjatë kontrolleve nw bizneset e hidrokarbureve janë vënë re diferenca mes mallit të shitur dhe atij te deklaruar. Braçe tha se difernca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale.

“Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal. Ajo është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e shkeljes së kodit penal. Përmes regjimit të kasës me regjim manual të ndaluar me ligj. Nga këto kanë dalë diferenca mes shifrave të shitura dhe atyre të deklaruara. Diferencat arrijnë në mijëra ton. Po bëhet verifikimi i të gjitha kasave. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit. Të gjithë ata që kapen me shkelje duke nisur nga dy që keni në pranga. Dua të mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Administrata doganore ka shtrirë kontrolle në magazina e lira, kryesisht në produktin benzinë. Të dy administratat janë udhëzuar të llogarisin diferencat”, u shpreh Braçe.