Inxhinierja Luljeta Bozo tha se paniku tek njerëzit në rastet e tërmetit vjen nga mosnjohja e fenomenit.

E ftuar në emisionin Tempora u shpreh se njerëzit duhet të informohen në shkolla apo me anë të mediave se çfarë është tërmeti.

Ajo tha se nuk ka ndodhur kurrë që tërmeti të shembë menjëherë godinën.

Luljeta Bozo: “Unë mendoj se paniku është në radhë të parë nga mosnjohja e fenomenit. Nuk e njohin fare, nuk e kuptojnë se në çfarë vendi po jetojmë, në çfarë terreni i cili gjithë kohës do të ketë vibrim se jemi në atë zonë nuk kemi ku të shkojmë. Këtu do të jetojmë. Nuk njohin fare. Çfarë është tërmeti? Duhet shpjeguar çfarë ndodh nga tërmeti? Si është fenomeni dhe çfarë pësojnë objektet që janë vendosur në sipërfaqe e tokës.

Ku është është më i fuqishëm? Është e njëjta fuqi që çlirohet në vatër dhe ndryshe reaguan dherat dhe trualli tek ura e Dajlanit. Ndryshe ata në kënetë e ndryshe në kodër. Janë disa nocione bazë që nëpërmjet informacioneve të ndryshme në shkolla, nëpërmjet medias, mund ti marrë popullsia se nuk janë ekspertë të gjithë ta kuptojnë se çfarë ndodh. Unë nuk u tremba se e kam provuar më parë dhe e di se çfarë është, e di se do ndodhi dhe e mbledh mendjen. Po ta kuptosh fenomenin si gjë të natyrshme.