Provim pjekurie për Kroacinë spektakolare të fazës së grupeve. Ballkanasit luajnë sonte në mbrëmje duelin e fazës së 1/8 ndaj Danimarkës për të siguruar një vend mes 8 skuadrave më të mira. Djemtë e Dalic duan të konfirmohen dhe të lënë gjurmë siç la Kroacia e “ Francë 98”.

Zlatko Dalic rikthen në fushë artilerinë e rëndë pasi i la pushim në ndeshjen ndaj Islandës dhe në fushë do jenë të gjithë Mandzukic, Rakitic, Rebic , Brozovic e të tjerë titullarë. Trajneri Dalic analizon përballjen:” Jam optimist pasi kam besim tek skuadra ime por e di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë. Danimarka ka 18 ndeshje që nuk humb dhe kjo do të thotë shumë por ne kemi ardhur në Rusi për të bërë diçka të mirë: e mbyll Dalic.

Danimarka e mbylli grupin C në vend të dytë dhe tashmë është përpara një dueli më i vështirë. Danezët do të luajnë me formacionin më të mirë ndërsa trajneri Age Hareide nënvizon :” Kemi përballë skuadërn më të mirë të gjithë fazës së grupeve. Ndeshja do ndiqet nga i gjithë kombi ynë duke rindezur shpirtin kombëtar dhe të kthehemi në shtëpi pas fazës së grupeve do ishte një skandal. Ne do bëjmë lojën tonë dhe besoj se mund të kalojmë më tej Brenda kohës së rregullt”. Kroaci-Danimarkë luhet në Nizhny Novgorod dhe do gjykohet nga argjentinasi Nestor Pitana.