Kylie Jenner është një vajzë me fat dhe këtë e vërteton çdo herë edhe më shumë kur tregon surprizat që merr nga partneri i saj. Pak ditë para ditëlindjes ajo u surprizua nga Travis Scott, i cili i kishte mbushur të gjithë shtëpinë me petale trëndafilash që të krijonin idenë e një pishine të kuqe.

Surpriza i pëlqeu shumë 22-vjeçares, e cila nuk mund të mos rrinte pa e publikuar në rrjetet sociale një dhuratë të tillë. Por jo vetëm Kylie Jenner edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi merr surpriza që na bëjnë zili të gjithave. Pak më parë modelja seksi ka publikuar në Instastory një video ku tregon një buqetë gjigante me trëndafila të kuq.

Modelja seksi nuk ka zbuluar se nga i ka ardhur kjo surprizë, megjithatë ajo duhet të jetë ndierë shumë speciale.