Futbolli i mungon dhe këtë gjë e ka treguar në intervistat e shpeshta të dhënë së fundi. Ndërkohë që, Jose Mourinho nuk drejton një ekip që nga dhjetori i kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United. Ofertat nuk i mungojnë, por ai po pret atë të duhurën.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri portugez po pret një ofertë nga Real Madrid, duke shpresuar që trajneri Zinedine Zidane të shkarkohet. “Special One” është sy e veshë nga Spanja dhe pret lajme të reja nga “Bernabeu”.

“Jose është alternativa e Zidane. Portugezi ka marrë vendimin për të mos firmosur me asnjë klub tjetër veç Real. Ai po pret të mësojë se çfarë do të dodhë me Zidane, në përvojën e tij të dytë me “merengues”këtë sezon”, shkruan “AS”, që shton se barazimi që Real arriti ndaj Valladolid përshpejton shkarkimin e Zizi dhe rikthimin e Jose.