Blogerja e njohur, Estela Ujka i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit.

Ajo tregon se ndjen përgjegjësinë t’u bëjë thirrje të gjitha grave të diagnostikuara me këtë lloj kanceri të jenë të forta pasi edhe vetë ajo ka vuajtur nga kjo sëmundje të cilën fatmirësisht e ka kuruar.

Ujka nga ana tjetër i bën thirrje çdo gruaje që të bëjë kontrolle të herëpashershme. (Lexo.al)