Komentet negative janë kthyer në një problem shumë të madh për të gjithë, sidomos për personazhet e njohur. Ata shpesh kthehen në qendër të komentuesve, qoftë edhe për gjërat më të vogla. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar dot as këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila shpesh gjykohet nga ndjekësit e saj.

Duke qenë se Bleona nuk ua kursen përgjigjet, këtë herë ajo ka vendosur t’ua mbyllë gojën një herë e mirë. Pak minuta më parë këngëtarja ka njoftuar se po punon për një këngë të re e cila mban titullin “Haters”.

“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, shkruan Bleona.