Don Phenom e ka deklaruar publikisht se është në një lidhje me një vajzë shqiptare që po e mban sekret dhe kurioziteti ka qenë i madh për identitetin e vajzës në fjalë.

Më në fund të dashurën e reperit kemi mundur ta shohim me fotot e kapura nga paparaci i “Panorama plus”. Çifti ndodheshin së bashku në koncertin e Capital T.

E dashura e Don Phenom është një bjonde shumë bukuroshe dhe janë të lidhur prej gati një viti.

I pyetur nëse ka në plan dasmën, reperi është përgjigju: “Çdo djalë shqiptar duhet me u martu, me kriju familje se është amanet nga prindërit tanë, kështu që normal. Kadal-kadal, shohim”.