Audio-përgjimet e publikuara sot nga gazeta Bild, kryetari i Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako, i konsideron absurde dhe shprehet se u takon organeve kompetente për ta zgjidhur çështjen.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam  kryetar bashkie dhe telefonin do t’ua hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike”, ka deklaruar Dako për “Ora News”.