Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë publik bilancin e baneave të dëmtuara dhe personave të evakuar nga verifikimet e deritanishme. Ky është përditësimi i të dhënave dhe bilanci paraprak i punës për bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER- Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN- Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat: Në Bashkinë Durrës: 19 objekte- Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës: Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë. Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”. Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte: Në objektin afër Kompleksit “Tropikal; Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ; Në Kompleksin “Miramare”; Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë; Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko” Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve. Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

SHËNDETËSIA- Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit) 3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese 809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë

AKOMODIMI- Numri i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës deri sot: Numri i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës DËMET NË BANESA- Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër. Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa, Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa, Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa. Qarku Dibër. Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179, Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28, Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

 Qarku Fier. Bashkia Lushnje. 6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët. Bashkia Fier. Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.- Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”. Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Qarku Vlorë. Bashkia Vlorë. Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar 22 dhe janë në proces 15. – 9 raste problematik pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh, – 16 plasaritje muresh, dhe – 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë. Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste. Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30. Faleminderit