Fansat e këngëtares Beyonce janë të bindur se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë! 37-vjeçarja është mjaft aktive në Instagram, dhe publikon vazhdimisht foto nga pushimet në Hamptons me bashkëshortin Jay-Z , vajzën Blue Ivy, dhe binjakët Rumi dhe Sir.

Dyshimet lindën pas publikimit të disa fotove ku mbizotëronte ngjyra lejla. Në njërën prej tyre këngëtarja ka dalë me duart para barkut dhe dukej sikur donte të mbulonte diçka. Qindra fansa të këngëtares nisën ta shohin këtë postim si një pohim i një lajmi të bukur të pritjes së ëmbël.

“A e shihni dhe ju barkun e rrumbullakosur”, shkruanin fansat nëpër komente. “Dizajne si ky i fustanit e kamuflojnë barkun. Ajo duket shtatzënë”, shkruante një tjetër.

“Çfarë Beyonce? Fol qartë çfarë do të na thuash”, i shkruan një tjetër komentuese. Epo para se të nisin të aludojnë dhe për gjininë e bebit, Beyonce është mirë që të flasësh! Je apo jo në pritje të ëmbël?!