Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar përfundimisht Besnik Muçin, të dekretuarin dhe betuarin e Presidentit Ilir Meta për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

Menjëherë sapo ka dalë nga salla ky ka marrë “mandatën” për mbetjen në “rrjetën” e fundme të Vettingut, Muçi para gazetarëve ka deklaruar para gazetarëve se nuk e njeh këtë shkarkim, pasi vendimi është marrë në kushtet kur ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse sipas ligjit por dhe konstitucionalistëve, Vettingu për Muçin ka filluar nga pozicioni i konkurrentit për këtë gjykatë, i ardhur nga radhët e prokurorëve, apo dhe fakti se sipas ligjit për ngritjen e Kushtetetuese, kandidati duhet të kishte kaluar më parë Vettingun, Muçi këmbëngul.

Nderkohe qe dhe Kodi Penal, në nenin 249 të tij, për rastet e vijimit të detyrës nga ana e personave që janë vënë në dijeni se nuk duhet ta ushtrojë atë detyrë, ka parashikuar deri në një vit burg.

“Neni 249: Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, nënvizohet në Kodin Penal në këtë rast.

Kështu që Besnik Muçi, përpos përjashtimit nga sistemi i drejtësisë nga ana e KPA, nëse vijon me këmbëngulje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të ushtruar detyrën e anëtarit, atëherë mund të përballet me sanksionin ligjor, pasi po kryen vepër penale.