Një vit më parë, aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

Edhe pse Besi dhe Xhensila ndajnë me publikun mjaft detaje të jetës së tyre të përditshme, nuk ndodh e njëjta gjë kur bëhet fjalë për vajzën, Ajkën. Ata na prezantuan me Ajkën për herë të parë në 1-vjetorin e saj.

Tani që është sezoni veror, Besi, Xhensila dhe Ajka e vogël kanë shkuar me pushime. Së fundmi Besi ka postuar një foto në Instagram, teksa mban Ajkën në krahë dhe sheh nga deti.

Ndërsa poston foton, Besi ka falënderuar Zotin për gjithçka që i ka dhënë.