Modelja marokene Imane Fadil, 33 vjeç ndërroi jetë më 1 mars në një spital në Milano, një muaj pasi u shtrua me dhimbje të forta stomaku. Në atë kohë u tha se ishte helmuar, por mediat italiane shkruajnë se ajo mund të jetë helmuar qëllimisht me një substancë radioaktive.

Tashmë hetimet për një vrasje të mundshme kanë nisur. Modelja marokene ka dëshmuar kundër ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi në vitin 2012. Ajo ka qenë një nga modelet që ndiqte rregullisht festat e tij Bunga Bunga.

Ajo ishte një nga dëshmitaret kyçe kundër Berlusconit, i cili u akuzua se pagoi para për të kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur. 82 vjeçari u dënua por më pas u lirua nga Apeli. Më vonë ai u dënua për mashtrim tatimor.

Teksa doli në një konferencë për shtyp Berlusconi tha për modelen: Është gjithmonë për të ardhur keq kur një i ri vdes, nuk e kam takuar kurrë këtë person, asnjëherë nuk kam folur. Ajo që kam lexuar nga deklaratat e saj janë shpifje. Është një gjë absurde.

Pritet që në fund të hetimit të dalin detaje të reja, dhe nëse Berlusconi vetë është i përfshirë në këtë ngjarje.