Sabrina Salerno, këngëtarja dhe aktorja simbol i viteve 80-ë ka ardhur në një rrëfim të sinqertë, gjatë një interviste me Fatto Quotidiano. Duke kujtuar të kaluarën, showgirl-i ka rrëfyer detaje ‘pikante’ nga ngacmimet e admiruesve të saj vite më parë.

Një ndër to, politikani i famshëm Silvio Berlusconi, një njeri mjaft i fuqishëm dhe me pushtet.

“Berlusconi çmendej pas meje. Të pakten unë mendoj kështu nga fjalët e tij, por jo vetëm fjalët,”- është shprehur këngëtarja Sabrina Salerno.

Ndërkaq ajo ka rrëfyer se gjatë gjithë kohës ka pasur ngacmime dhe flirte nga njerëz të pushtetshëm, që mendonin se mund të blihej gjithçka me para.

“Tashmë kam shumë komente positive, por më parë merrja pafund propozime absurd. Një çmenduri, njerëz që mendojnë se mund të blejnë gjithçka me para. Dhe këtu i referohem njerëzve me fuqi,”- ka shtuar më tej Sabrina Salerno.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme tashmë e ka zhvendosur jetën e saj në Francë dhe është nëna e një djali 15 vjeç. Edhe pse në një moshë më të madhe, Sabrina merr ende përveç vlerësimeve, propozime të tepërta.