Gatë ditës së dytë të vizitës së saj zyrtare në Gjermani Ministrja Gjonaj zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm në Kancelarinë Federale, Departamenti i Politikës, Dr. Franz Neuder, qe e kishte takuar edhe Basha para pak ditesh e ku kishte nxire Shqiperine ne prag te celjes se negociatave.

Gjatë takimit me keshilltarin e Kancelares Merkel, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, e informoi per proceset e rëndësishme shtet formuese që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, masat per luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z. Neuder përgëzoi znj. Gjonaj për të gjithë reformat e ndërmarra dhe u shpreh se ky vullnet politik i shoqëruar me progres është I rëndësishëm për pasjen e një Progres Raporti pozitv nga Komisioni Evropian dhe hapjen e negociatave.

Z. Neuder citoi: “Shqipëria ka bërë progress dhe kjo është e qartë për shumë vende, jeni në një proces i cili po ecën dhe shpresojmë në vijimin e tij”

Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për situatën politike dhe për një sërë rezultatesh ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Vizita e Ministres Gjonaj se bashku me delegacionin vijoi me disa takime me deputete te Bundestagut, te koalicionit CDU/CSU. Nga ana e tyre ata shprehën konsideratë të lartë për ecurinë e reformave që Shqipëria ka ndërmarrë duke i cilësuar ato si thelbësore për institucionalizimin e shtetit të së drejtës.
Gjatë takimit me Z. Florian Hahn anëtar i Komitetit per Çështjet Evropiane si dhe i Komitetit per Punët e Jashtme u theksua nga ana e tij se raporti i cili do të prezantohet nga Komisioni Europian në fund të muajit maj në kuadër të procesit të hapjes së negociatave do të vlerësoj progresin e arritur nga Shqipëria deri më sot vecanërisht në ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Z. Hahn u shpreh se Parlamenti është rruga e duhur për të garantuar stabilitetin dhe demokracinë në vend.

Në mbyllje të vizitës së saj zyrtare në Berlin, Ministrja Gjonaj zhvilloi gjithashtu një takim me Z. Nicolas Lobel, Deputet i Bundestagut, përfaqësues i fraksionit CDU/CSU i cili gjithashtu ofroi gjithe mbeshtetjen per procesin e integrimit ne BE te shqiperise.