Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme në të gjithë vendin, në kuadër të planit të monitorimit dhe informacionit të ardhur në platformën e komunikimit me qytetarët, ka ushtruar një sërë kontrollesh tek Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

AKU bën të ditur se Drejtoria Rajonale e AKU Berat gjatë këtyre ditëve (04-05 nëntor) ka kryer 17 kontrolle në operatorët e biznesit ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve) dhe për shkeljet e evidentuara ka vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 50.000 lekë në total, 8 masa administrative “Paralajmërim” për korrigjim të mangësive të konstatuara dhe ka bllokuar 284,79 litra pije joalkoolike të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Siguria ushqimore është sfidë e përbashkët për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të përbashkët, ndaj AKU krahas punës së pandalur të saj, fton të gjithë konsumatorët që të bëhen pjesë e këtij qëllimi nëpërmjet rubrikës “Denonco”.