Dy vajza shqiptare me banim në Itali, e kanë pës.uar keq pasi nuk ishin “ngopur” me paratë që u dërgonte i moshuari me të cilin ato bënin “s.eks online”.

Siç shkruajnë sot mediat italiane, i moshuari nga Camposampiero kishte nisur të fliste me dy vajza shqiptare dhe u kërkonte atyre t’i dërgonin atij fotografi të tyre nu.do, në këmbim të 1.500 eurove.

Ai nga ana e tij u kishte dërguar po ashtu fotot e tij n.udo. Por pasi kishin parë fotot e tij, vajzat menduan ta kë.rcënojnë se do ia nxirrnin në internet nëse nuk u dërgonte më shumë para.

Karabinierët e Camposampiero kanë vënë në pranga S.A., 23 vjeç, banore në Vogogna (Verbania), dhe PA. 27 vjeç, gjithashtu shqiptare, me vendbanim në Vogogna.

Ato që nga vera e vitit 2018 kishin pasur një bisedë me tetëdhjetë vjeçarin nga Camposampiero.

Në total, i moshuari u kishte dërguar atyre 1.500 euro.

Karabinierët kur shkuan në shtëpinë e dy vajzave gjetën telefonat, postime dhe foto të të moshuarve të tjerë.