Ish deputeti Klevis Balliu ka reaguar pas një incidenti të rëndë që ndodhi në zonën e Astirit ku disa nga banorët kanë rrahur një punonjës të IKMT-së.

Teksa paralajmëron gjakderdhje nëse vijon aksioni i prishjes së banesave, Balliu thotë për News 24 se konflikti do të përshkallëzohet. “Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. Kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKMT që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; “hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera”. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu.