Brazil- Belgjikë është sfida e çerekfinaleve që premton spektakël por trajneri i “djajvetë kuq” spanjolli Roberto Martinez nuk mendon të ndryshojë sistemin e lojës pavarësisht se përballë kanë 5 herë kampionët e Botës.

Nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit pasi ne jemi një ekip sulmues. Brazili dhe ne jemi të ndërtuar për të sulmuar , shënuar dhe fituar. Të dyja ekipet duan ta mbajnë topin por e rëndësishme është se çfarë do bëjë secili ekip në momentin që ka topin në zotërim”. Tekniku spanjoll sheh Brazilin favorit:” Brazili është skuadra favorite për të fituar titullin e kampionit pasi formacioni i tyre ka një ekuilibër fantastic. Ata mund të luajnë me tre ose katër sulmues.
Martinez
Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe kapiteni Vincent Kompany i cili zbulon se Belgjika nuk do ta ndryshojë aspak stilin e lojës kur të përballet me Seleçaon:

Në aspektin individual Brazili është skuadra më e fortë e Kupës së Botës por ka gjithmonë një mënyrë për ta goditur edhe një skuadër të tillë. Për ne nuk ndryshon asgjë, filozofia jonë mbetet e njëjtë edhe kundër Brazilit.

Nëse luajmë në mënyrë individuale humbasim , nëse luajmë si kolektiv mund t’ia dalim”
Shprehet kapiteni i skuadrës

Çerekfinalja Brazil-Belgjikë luhet në Kazan Arena të premten në orën 20:00 dhe do të arbitrohet nga serbi Milorad Mazic. Ndërsa skuadrat janë të shqetësuara për gjëndjen e terrenit të lojës.