Nicki Minaj ka nisur përgatitjet për dasmën e saj me Kenneth Petty. Në një intervistë për ET, ku po prezantonte linjën e saj të veshjeve “Fendi Prints On”, Minaj zbuloi se po përpiqet shumë që të bëhet nënë. Reperja Minaj dhe partneri i saj Petty janë të martuar ligjërisht, por nuk kanë bërë një ceremoni.

“Ne praktikohemi gjithë kohës, domethënë, bëjmë se ks tre herë në natë. Unë duhet të pres derisa të vijë pastori im. Dasma e madhe dhe të gjitha këto do të ndodhin, por jo në këtë moment. Kur isha e vogël, kisha imagjinuar gjithmonë dasmë princeshe, ndërsa tani është më shumë se një jetë, një e ardhme, dashuri, partneritet apo dasmë. Është e cuditshme sepse nuk e prisja që të kisha këtë mendim, por për momentin jam e lumtur në këtë mënyrë”, tha reperja Minaj.

Gjithashtu e pyetur nga gazetarja për një bashkëpunim të mundëshëm me Adele, reperja tha se fansat duhet të presin pak më gjatë. “Po, po dhe po, hoooo”, është përgjigjur Minaj për gazetaren kur u pyet nëse ajo dhe Adele po punonin për ndonjë bashkëpunim në të ardhmen e afërt. “Adele më bëri të betohem se nuk do të zbuloi detaje. Pra nuk lejohem t’i them askujt që jam duke punuar me të. Ne tani kemi xhiruar disa pamje. Mund t’iu them vetëm se është një këngë epike“, shtoi Minaj me një gëzim të pandërprerë.

Por menjëherë pas kësaj përgjigjeje për gazetaren e ET, Minaj përmes një postimi në Twitter shkruante se ajo bëri thjesht një shaka sa i përket komenteve për një bashkëpunim të mundshëm me Adele.