Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është nisur drejt Shqipëri së bashku me të atin.

Ajo ka mbledhur gati 100 mijë dollarë me fansat ndërsa vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollar për të prekurit nga tërmeti.

Bebe ka menduar edhe për fëmijët e vegjël duke mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira, çokollata, karamele dhe lëpirëse që t’i gëzojë në këto ditë që nuk kanë qenë aspak të lehta.

Kujtojmë që bashkë me Bebe Rëxhën, edhe Rita Ora dhe Dua Lipa kanë ndimuar Shqipërinë në këë fazë të vështirë.