Tërmeti që tronditi vendin tonë në 26 nëntor shkaktoi 51 viktima dhe mjaft të lënduar. Tragjedia e ndodhur u shoqërua me një mbështetje dhe sensibilizim të madh nga ana e personazheve të njohur të showbizit brenda dhe jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur Bebe Rexha, e cila që pas tërmetit përmes postimeve në rrjetet sociale bëri të ditur se do vizitonte Shqipërinë, për të parë nga afër situatën dhe për të ofruar edhe ndihmën e saj për personat e prekur.

Ajo e ka mbajtur fjalën e saj dhe sot Bebe ka mbërritur në Bubq ku do të vizitojë banorët dhe pritet të jap donancion për ndërtimin e disa banesave.