Lufta midis Kosovës dhe Serbisë përfundoi 20 vjet më parë, por konflikti asnjëherë nuk është zgjidhur siç duhet.

A mundet gjenerata e lindur pas luftës të gjejë ndonjëherë një mënyrë për të jetuar së bashku?

20 vjeçari Arian nuk ka folur kurrë me një serb. Pas disa hezitimeve, ai ka pranuar të takojë Selenën 16-vjeçare në urën që ndan dy komunitetet.

“Jetoj në Kosovë, por jam serbe”, thotë 16-vjeçarja Selen për BBC.

Ndërsa i riu nga Kosova, thotë se ” ata duan diçka që nuk i përket atyre”. “Kjo tokë- thotë ai- nuk është e tyre”

“Është e vështirë- vijon më tej adoleshentja, duke theksuar –se ne mendojnë se shqiptarët nuk i duan serbët dhe ata mendojnë se ne nuk i duam shqiptarët”

Edhe pse serbe, ajo thotë se tani është e lumtur në Kosovë, por nuk do të donte që fëmijët e saj të jetonin këtu.

“Nuk kanë të ardhme këtu”, thotë Selena.