BB ka publikuar Vrojtimin e ndërmarrjeve për Shqipërinë 2019.

Ajo që bie në sy është rritja reale e shitjeve vjetore e cila është shumë më e lartë se në 2013 dhe po kështu rritja e punësimit vjetor.

Po kështu, sipas BB, kompanitë janë dy herë më shumë të prirura të investojnë për prona të paluajtshme sesa në 2013, shenjë e rëndësishme kjo e zhvillimit pozitiv të sektorit privat.

BB thekson se “që nga viti 2013, ekonomia shqiptare ka parë një rritje të konsiderueshme në perqindjen e mallrave që firmat eksportojnë në tregjet ndërkombëtare. Pesëmbëdhjetë përqind e firmave në 2019 nga nëntë përqind në 2013, eksportuan drejtpërdrejt të paktën 10 përqind të shitjeve të tyre. Shqipëria tani është në mesataren e shifrës së vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) për këtë indikator domethënës të veprimtarisë eksportuese.”

Nga ana tjeter, BB sakteson se “Ky studim tregon se si ndërmarrjet shqiptare po përshtaten me sfidat e mjedisit të biznesit dhe po përmirësojnë kapacitetet e tyre. Të dhënat tregojnë një shkallë më të lartë të inovacioneve për firmat private në 2019 krahasuar me vitin 2013. Tetëmbëdhjetë përqind e firmave prezantuan një proces inovacioni në vitin 2019, përkundrejt 4 përqind në 2013. Dyzet e dy përqind e firmave raportuan prezantimin e një produkti ose shërbim të ri në 2019 në krahasim me 10 përqind në 2013, ndërsa mesatarja e ECA është 29 përqind. Përqindja e firmave që investojnë në Kërkim dhe Zhvillim u rrit nga 1 përqind në 2013 në 15.4 përqind në 2019.

Sipas vrojtimit, tregu i punës është bërë më gjithëpërfshirës:

përqindja e firmave me gra sipërmarrëse është rritur nga 13.1 përqind në 2013 në 20.7 përqind në 2019, ndërsa përqindja e grave të punësuara me kohë të plotë në mënyrë të përhershme u rrit nga 45.4 përqind në 2013 në 52.8 përqind në vitin 2019.

Sondazhi gjithashtu tregon se ka përmirësime që nga viti 2013 në lidhje me rregulloret. Menaxheret e lartë të firmave private tani kalojnë vetëm 2.3 përqind të kohës së tyre për t’u marrë me rregulloret e nxjerra nga qeveria, përkundrejt 7 përqind në 2013.

Mesatarja e ECA është 11 përqind, dukshëm më e keqe se ajo që ka arritur Shqipëria.”

Sa i perket korrupsionit, sipas BB ai eshte ulur ndjeshem, respektivisht nga 40% ne 2013 ne 15% në 2019.
“Pjesa e firmave që raportojnë korrupsion u ul nga 40 përqind e firmave në 2013 në 15 përqind në 2019. Përveç kësaj, korrupsioni në procesin e marrjes së lejeve të ndërtimit ka rënë nga 32 përqind e firmave të anketuara në 2013 në 17 përqind në 2019”, pra më shumë se përgjysmim.