Bavarezët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lejuar shumë mundësi shënimi verdhezinjve.

Ishte Robert Levandovski i cili në minutën e 17’, shënoi me kokë pas një krosimi të marrë nga Pavrad, duke çuar në festë stadiumin “Allianz Arena”. Polaku shënoi përsëri në minutën e 76’, duke u futur kështu në histori të Bundesligës, si lojtari i parë që shënon 11 ndeshje radhazi.

Ndërkohë dy golat e tjerë u shënuan nga Gnabri në minutën e 47’, dhe Tiago Alkantara në minutën e 80’. Pas kësaj ndeshje Bajerni renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, ndërsa Dortmundi renditet në vendin e 5-të me dy pikë më pak se bavarezët.

Për më shumë shikoni videon me rastet dhe golat e ndeshjes: