Bayern Munich ka arritur marrëveshjen e bujshme.

Bëhet fjalë për nënshkrimin me mbrojtësin e Atletico Madridit, Lucas Hernandez për të cilin bavarezët do të paguajnë plot 80 milionë euro, shkruan “Sport Bild”, raporton SYRI.net.

23-vjeçari francez pritet të kompletojë lëvizjen e tij drejt Gjermanisë gjatë merkatos së verës.

Gjatë këtij sezoni Hernandez me fanellën e Atleticos ka grumbulluar 21 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me një gol.