Debat ne studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan mbreme mes analistit Lorenc Vangjeli dhe Mark Marku. Shkak per debatin u be bërë deklarata e Vangjelit, sipas të cilit i vetmi person i painteresuar per shkarkimin e Metes eshte Rama dhe sipas tij, ai nuk do t’i shkojë deri në fund kësaj procedure. “Idiotizma te tilla nuk i kuptoj une”- ka thene Marku, dhe kjo ka sjelle me tej replikat.

Debati- Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama.

Fevziu: Pse? Lorenc Vangjeli: I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës i forte i opozitës. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson nje institucion qe nuk i hyn ne pune është Edi Rama. Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund. Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.

Mark Marku: Eshte paradoksale, i vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens. Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark. Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. I vetmi njeri qe nuk e do po ben gjithe procesin. Ai ka fut ne loje gjithe. Ai është i poshtër, por jo idiot. Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani. Mark Marku: Me thene te drejten, nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Tani, unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.

Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe më fol me logjiken e Hazbi Kasës ë. Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj. Blendi Fevziu: Mos e personalizoni. Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq… Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.  Mark Marku: Po le more tashi… Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua. Mark Marku: Ore ti…