Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e hapësirës së gjelbër në Lanë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se punonjësit e kanë nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Që në orët e para të mëngjesit, ekipi ka nisur punën për pastrimin e hapësirës së gjelbër në Lanë. Merr biçikletën dhe shijo të dielën në Tiranë sot”, thotë kryetari i bashkisë.

Më herët, punonjësit e bashkisë kanë marrë masa për stinën e vjeshtës dhe të dimrit, duke nisur me pastrimin e shtratit të lumit Lana. Puna e tyre u përqendrua kryesisht në zonat informale.