Presidenti Ilir Meta ka dalë në një tjetër konferencë për median një ditë pasi socialistët nisën procedurat për shkarkimin e tij.

Vendimi i kreut të shtetit erdhi si pasojë e aktit të tij i cili firmosi ditën e hënë dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në këtë konferencë e jashtëzakonshme kreu i shtetit deklaroi nuk kam shkeliur kushtetuitës dhe se anulimine zgjedhjeve e ka bërë me përgjegjësi të plotë. Ai theksoi se Kushtetuta eshte lexuar gabim nga te tjeret dhe eshte perkthyer gabim.

“Kushtetuta nuk përcakton datën e zgjedhjeve. Me përgjegjësi të lartë anulova datë e zgjedhjeve. Në 30 qersjhor vendi mund të shkonte në konflikt civil“, tha Meta.

 

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve u vendos që kjo seancë do të zgjasë 5 orë, ndër to 170 minuta për PS dhe 130 minuta për opozitën dhe deputetët e pavarur.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Nga ana tjetër kryeministri Rama të hënën mblodhi Kryesinë e PS ku teksa e cilësoi si antikushtetues vendimin e Metës bëri të ditur se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.