Një vit më parë, modelja Afërdita Dreshaj u kurorëzua me martesë me sportistin çek jakub Kindl, me një ceremoni madhështore në Miami që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave. Vazhdimisht në postimet e tyre në Instagram, Afërdita dhe Jakubi tregojnë se janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe madje s’mund të qëndrojnë asnjë ditë të ndarë.

Së fundmi, Jakub ka udhëtuar drejt Gjermanisë, mirëpo ka nisur t’i mungojë bashkëshortja. Për këtë arsye, ai i ka dërguar një surprizë modeles, e cila e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Sportisi i kishte dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq dhe një pusullë ku shkruhej: “Fillo të bëhesh gati! Mezi po pres të të shikoj në Gjermani. Të dua! Jakub”.