Basha si gjithmonë nxin Shqipërinë në sytë e të huajve duke lobuar kundër interesit të vendit.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e Asamblesë së Partive Popullore Europiane në Bruksel, ku ka paraqitur vizionin e opozitës për daljen nga kriza në vend. Në një intervistë për Tv Klan, Basha tha se u ka kërkuar partnerëve të djathtë që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Sipas tij, ky vendim do të ishte garanci për ndërtimin e një shteti demokrat që siguron votën e lirë.

“Në asamblenë politike të PPE kam gjetur mundësinë për t’iu shpjeguar partive tona simotra se me gjithë gjendjen e vështirë, se me gjithë faktin që tashmë e pranon çdokush se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik.

Një vendim politik i cili t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa në të vërtetë i mban dyert e hapura dhe do ta bëjë këtë për një vend që punon për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe nga ana tjetër për t’i dhënën një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare se BE tashmë përmes procesit të negociatave do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë, presion që për fat të keq nuk vjen dot nga asnjë institucion tjetër se të gjitha institucionet janë të kapura.

Ky presion do të shërbejë për të kapërcyer krizën kushtetuese dhe institucionale të vendit” – tha ai.

Basha ripërsëriti sërish qëndrimin se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin antikushtetuese dhe jo demokratike.

“Nuk ka zgjedhje pa dekret të Presidentit. U shpërfill dekreti…”

Basha deklaroi në Asamblenë e Partive Popullore Europiane se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet demokratike, të mbikëqyra nga një qeveri tranzitore.