Seanca në parlament ka nisur me debate të ashpra pasi në rendin e ditës është edhe projektligji për teatrin. PD e ka kthyer kete ceshtje ne ceshtje te sajen, pasi artistet jane rreshtuar pro ndertimit te teatrit te ri.

Teksa në sallë mungonte kryeministri Rama, lideri i PD Basha ka kërkuar prezencën e tij duke akuzuar mazhorancën se po e kthen parlamentin në ‘teatër të krimit’.

“Po i vini flakën Parlamentit, thirrini mendjes. Tani doni ta shdnërroni këtë parlament në një teatër të krimit. Le të vijë ai ideatori i vjedhjes 200 mln euro tëjapë përgjigje. Keni marrë pyetje përgjigjuni. Janë të qarta, konkrete, mos vazhdoni me procedurë fasadë se nuk do t’i lini rrugë njerëzve t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale.”, tha Basha.