Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar me populizmin e tij në takimin me fermerët e Kuçovës.

Ai u shpreh se nuk del në foto me Ronaldon, si kryeministri Rama, por është politikan që jeton me hallet e popullit përditë.

Edhe pse tashmë është fakt se ai është transferuar në një resort luksoz në Tiranë, Basha sërish këmbëngul se jeton me shqiptarët e thjeshtë çdo ditë, duke u tallur keshtu me ta.

“Unë jam si ju dhe premtimet do bëhen realitet, se mua nuk do më sjellin në pushtet bandat e Beratit, por vota juaj e ndershme” – tha ai ditën e sotme para fermerëve.