Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri shprehet për AlpeNews.al se aksioni i opozitës jashtëparlamentare po drejtohet nga Basha nën moton: Ku di unë se ç’bëj unë”. Ndër te tjera, Kulluri shprehet për replikën me Berishën mbremjen e djeshme mbi “luftën” që duhet bërë brenda partisë demokratike dhe jo jashtë saj. Debatet brenda PD dhe “lufta” që bëhet jashtë saj: Së pari, ajo c’ka thashë në menyrë të përseritur dje për “Tempora” të Sonila Mecos ku ishte ftuar Berisha, ka të bëjë me takimet që bashke me disa kolege ish anetarë të Kryesise dhe Keshillit Kombetar kemi ndermarrë në deget e PD në rrethe dhe Tiranë, lidhur me nevojen urgjente të reformimit të partisë.

Kemi nisur një tur takimesh me anetaresinë e PDSH në nivel anëtar kryesie të degeve dhe grupseksioneve për të nisur nje debat ne struktura mbi percaktimin e rregullave të qarta të karrierës dhe perfaqësimit në çdo nivel.
Kryesisht për percaktimin e kandidateve per kryetar bashkie, keshillash bashkiak dhe listat e deputeteve. Ato duhet te jene produkt i nje gare transparente dhe te qarte mes demokrateve. Themeli i demokracisë është përfaqësimi. Anëtaresia e Partisë Demokratike duhet të ketë zerin përcaktues. Projekt-statuti që propozova bashkë me zonjën Harxhi në Kuvendin e majit 2018 nuk u mor parasysh në Kuvendin dhe Keshillin Kombetar të PD.

Ç’ka përfshinte dhe kontrollin mbi financimin e partisë, por mbi të gjitha ndarjen e pushteteve brenda partisë. Epoka e drejtimit personal të partive është refuzuar të pakten nga demokratet. Rezultati i zgjedhjeve te 2017 ishte i qartë! Natyrisht që keto ndryshime do percaktonin edhe mbajtjen e pergjegjesive te lidershipit te Partise. Rrit llogaridhenien dhe per rrjedhoje besueshmerine e opinionit publik. Nese vazhdojme ne rrugen e deshtimeve pa pergjegjesi dhe pa transparence, jemi ne pozitat e Rilindjes se Rames qe i kerkojme te largohet. Së dyti, PD ka nevojë të gjejë sa me parë identitetin e saj politik. Të biem dakord se çfarë perfaqeson PD si forca kryesore e së djathtës. Kemi probleme me pronën private, një borxh të madh historik me shtresen e persekutuar ekonomike. Ashtu si dhe me atë politike. Duhet të shkeputemi perfundimisht nga deformimi i tregut të lirë.

Si do shkëpusim lidhjet e paligjshme mes politikes, biznesit dhe krimit. Siç kemi detyrimin për të qene të qartë për tu mbeshtetur tek vlerat më të mira morale te shoqerisë shqiptare. Familja është e tronditur për shkak të valës se pandalshme të “liberalizmit kulturor”. E djathta që po fiton sot në Evropë dhe Amerike është konservatore. Duhet kthyer besimi tek rimëkembja morale e shoqerisë. PD po u shmanget në vijimësi ketyre debateve duke humbur vota prej 2013 e në vazhdim. Nderrimi i karrigeve mes PS dhe PD nuk është alternative per shqiptaret. Keshtu qe bie plotesisht dakort me ate c’ka tha zoti Berisha dhe mendimin e tij për debat të brendshem në PD!
Aksioni i opozitës jashtëparlamentare: Aksioni i opozites për hir të se vertetes ka marrë formen e kryetarit të partisë. Po shkojmë drejte zgjedhjeve të ardhshme nën “moton” “ku di unë se ç’bëj une”! Deshtimi i protestave për të bllokuar 30 qershorin dhe humbja në tavolinë e 61 bashkive e ka futur partinë në kolaps psikologjik.

Dhe për kete nuk është pergjegjesia e anetaresisë së PD dhe aleateve. Luhatja mes deshtimit, pergjegjesisë para anetaresise dhe presionit ndërkombetar është shtuar shume mbi Bashen. Kërkon shumë kurajo per tu terhequr nga qorrsokaku ku ka futur opozitën. Por, aksion apo strategji e pambështetur në parime të qarta nuk çon kund. Një opozitë e ndare me debate brenda partisë me te madhe, mes aleateve dhe ne mos pëlqim të faktorit nderkombetar me shume gjasa e ka pothuaj të pamundur të gjeje një zgjidhje. Por të mos harrojmë qe opozita nuk perfaqesohet ne parlament zyrtarisht, c’ka e vështireson edhe më shumë situaten. E kam të veshtire të them se c’do ndodhë.

Protestat do ishin një zgjatim i amullise, për sa kohe në zgjedhje do votohet alternativa më e mire qe nga gjasat nuk përfaqesohet nga opozita. Jemi pra në një krizë të thelle politike. Mazhoranca dhe opozita kështu siç janë, mund ti shtyjnë qytetarët drejt një bojkoti masiv në zgjedhjet e ardhshme.
Për shkak të elektoratit me të disiplinuar, ky do ishte një avantazh per PS fatkeqësisht. Për vendin do ishte një lajm shumë i keq.
Përgatiti: AlpeNews.al