Lulzim Basha ka premtuar dixhitalizim të bujqësisë.

Nga Divjaka, ai tha se hapi i parë do të jetë mbështetja direkte financiare për fermerin.

Ai tha se do të fusë elektronikën në agronomi.

Kryedemokrati premtoi se do të krijojë edhe një çip për të shmangur hajdutët.

“Dixhitalizimi i bujqësisë jetësor, më nje çip shmang burokratët dhe hajdutët duke ofruar subvencione direkte sepse çipi nuk kërkon kafe”, tha Basha.

Ai la të kuptohet se ka zëra të cilët mendojne se ai duhet te jetë në Tiranë dhe jo jashtë saj.

“Ju do pyesni, mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merrët me krizën politike, unë kam zgjedhur të shoh krizën me sytë tuaj”, tha Basha.