Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar, që vendos kundër interesave të tyre. Në videon e publikuar lideri i opozitës jep disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për keqqeverisjen e tanishme, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës.

Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.