Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i PD Ilir Dervishi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprave penale.

Gjatë hetimit Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimin për pastrim parash dhe ka lënë në fuqi akuzën për falsifikim dokumentesh.

Siç shikohet dhe nga vendimi i Prokurorisë së Tiranës, akuza mbështet mbi deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi që thotë se për këto veprime është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm duke dashur të përfshij dhe Ristanin në këtë akuzë.

Në këtë rast dëshmia e Bardhit duket si e porositur nga Basha, i cili me qëllim gjatë rrugës t’i shpëtoi përgjegjësisë personale dhe të kufizojë akuzën tek Ristani dhe financieri i  PD.

Duket se Prokuria në këtë rast është angazhuar të shpëtojë Lulzim Bashën nga përgjegjësia direkte për transaksionet me lobistin e PD, ndërkohë që i vetmi që ka firmosur në këtë kontratë është Lulzim Basha, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm as që është vënë në dijeni për këto veprime.

Nga ana tjetër është pushuar akuza për pastrim parash pa ardhur ende dëshmia e lobistit Nick Muzin që po hetohet në SHBA.

Statuti i PD dhe rregullorja e brendshme e financave nuk  jep asnjë kopetencë Sekretarit të Përgjithshëm në këtë operacion.

Dëshmia e Bardhit e koordinuar me Prokurorët synon të ndëshkoj dy nëpunës për të shpëtuar Bashën.